• e premte, 08 nëntor 2024

IDF: Më shumë se 60 operativë të PFLP të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Liban

IDF: Më shumë se 60 operativë të PFLP të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Liban

 Tel Aviv, 5 nëntor 2024 (MIA) - Më shumë se 60 operativë të organizatës Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) janë arrestuar gjatë operacioneve në Bregun Perëndimor dhe Liban, njoftuan në kumtesën e përbashkët Armata izraelite (IDF) dhe Shin Bet. 

 Mes të arrestuarve në Bregun Perëndimor ishte Abla Sadat, kryetare e Shoqatës së Komiteteve të Grave të PFLP-së, si dhe bashkëshortja e liderit të PFLP-së, Ahmad Sadat, i cili është në paraburgim izraelit që nga viti 2006,  shkruan Tajms of Izrael. Është arrestuar edhe aktivisti Tarir Badran Gaber nga Ramallahu.

 Izraeli e shpalli Shoqatën e Komiteteve të Grave PFLP organizatë terroriste.

 IDF dhe Shin Bet bënë të ditur se janë arrestuar edhe anëtarë kryesorë të PFLP nga Bregu Perëndimor, duke përfshirë ata që drejtonin aktivitetet terroriste si dhe ata që vepronin në terren. Në kumtesë thuhet se janë arrestuar edhe studentë nga Bregu Perëndimor të cilët ishin anëtarë aktivë të grupit PFLP në universitete.

 Gjithashtu, janë kryer bastisje dhe janë mbyllur zyra dhe biznese të lidhura me PFLP, duke përfshirë një shtypshkronjë që prodhonte materiale propaganduese për organizatën.

 Në kumtesë theksohet se armata ka kryer operacione kundër PFLP-së në Liban që nga fundi i shtatorit, kur u vra komandanti i PFLP-së në Liban, Nidal Abd al-Al, i cili ishte i përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste në Bregun Perëndimor.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR