• e enjte, 26 dhjetor 2024

IDF: Më shumë se 500 ushtarë e humbën jetën që nga fillimi i luftës

IDF: Më shumë se 500 ushtarë e humbën jetën që nga fillimi i luftës

Tel Aviv, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Më shumë se 500 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës kundër Hamasit më 7 tetor, kumtoi ushtria izraelite (IDF).

IDF kumtoi se më shumë se 160 ushtarë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore në Rripin e Gazës në fund të tetorit.

Që nga fillimi i atij operacioni, rreth 900 ushtarë janë plagosur, ndërsa ushtarët kanë luftuar në kontakt të afërt me luftëtarët e Hamasit, informon Bi-Bi-Si.

Izraeli thekson se nuk do ta përfundojë fushatën e saj hakmarrëse në Gazë derisa ta shkatërrojë Hamasin.

Të paktën 1.200 njerëz u vranë që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa rreth 240 njerëz u morën peng.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR