• e diel, 30 qershor 2024

IDF kumtoi se i ndjek të gjitha dronët e lëshuar nga Irani drejt Izraelit

IDF kumtoi se i ndjek të gjitha dronët e lëshuar nga Irani drejt Izraelit

Tel Aviv, 13 prill 2024 (MIA) - IDF kumtoi se armata izraelite i ndjek të gjitha dronët e lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

"Para një kohë të shkurtë, Irani lëshoi dronë nga territori i saj drejt territorit të shtetit Izrael", thuhet në kumtesë.

"Mbrojtja kundërajrore është në gjendje të gatishmërisë së lartë në të njëjtën kohë me aeroplanët e aviacionit dhe anijet e marinës, të cilët janë në mision për ta mbrojtur qiellin e vendit", thuhet në tekst.

Siç njofton armata izraelite, IDF i mbikëqyrë të gjitha caqet.

"Kërkojmë nga opinioni që të përmbahet në udhëzimet e komandës së Frontit të vendit dhe kumtesave zyrtare të IDF-së lidhur me këtë çështje, shtohet në kumtesë. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR