• e premte, 27 dhjetor 2024

IDF: Kampi i refugjatëve Xhabalia është qëllim legjitim, sulmi ishte ushtarakisht i arsyeshëm

IDF: Kampi i refugjatëve Xhabalia është qëllim legjitim, sulmi ishte ushtarakisht i arsyeshëm

Jerusalem, 1 nëntor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i forcave mbrojtëse izraelite (IDF) Piter Lerner sot deklaroi se sulmi izraelit ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia në Gaza ishte ushtarakisht i nevojshëm dhe se është cak legjitim me faktin se një komandant i Hamasit ishte atje.

"E dimë që ai është një terrorist famëkeq", deklaroi Lerner për Si-en-en duke iu referuar Ibrahim Bijarit për të cilin IDF-ja tha se u vra në sulm dhe e përshkroi si një nga komandantët e Hamasit përgjegjës për sulmin e 7 tetorit në Izrael.

Sipas tij, Bijari përsëri do ta bënte të njëjtën gjë nëse i jepej mundësia.

"Ekziston një domosdoshmëri e qartë ushtarake. Kur keni terrorist, terrorist famëkeq të rrethuar nga dhjetëra mbështetës të tij të cilët planifikojnë të kryejnë më shumë sulme, atëherë ata janë një objektiv legjitim", theksoi Lerner.

Zëdhënësi i Hamasit mohoi se Bijari ka qenë aty, duke thënë se sulmi izraelit është "krim i ndyrë kundër civilëve, fëmijëve dhe grave".

Në sulmin ndaj kampit të refugjatëve Xhabalia jetën e humbën dhjetëra persona. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR