• e diel, 06 tetor 2024

IDF: Kamionë me ndihma humanitare hyjnë në Gazë përmes vendkalimit verior të sapohapur

IDF: Kamionë me ndihma humanitare hyjnë në Gazë përmes vendkalimit verior të sapohapur

Tel Aviv, 12 prill 2024 (MIA) - Kamionët e parë me ndihma ushqimore hynë në Gazë përmes vendkalimit verior të sapohapur, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Në kumtesën nga ushtria theksohet se kamionët u kontrolluan në vendkalimin Kerem Shalom në kufirin me Egjiptin përpara se të niseshin në veri, transmeton Tajms of Izrael.

Izraeli ka përforcuar furnizimet pas presionit në rritje për të lehtësuar krizën humanitare në enklavë. Në fillim të këtij muaji, Izraeli njoftoi se do të rihapte vendkalimin Erez, i cili ishte i mbyllur që nga fillimi i luftës me Hamasin tetorin e kaluar. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR