• e shtunë, 06 dhjetor 2025

IDF ka sulmuar mbi 250 caqe terroriste në Gaza në 48 orët e fundit

IDF ka sulmuar mbi 250 caqe terroriste në Gaza në 48 orët e fundit

Gaza, 12 korrik 2025 (MIA) - Forcat Izraelize Mbrojtëse (IDF) njoftuan se në 48 orët e fundit, kanë sulmuar më shumë se 250 caqe terroriste në Rripin e Gazës.

"Ndër caqet e sulmuara kanë qenë operativët, deponi armësh, pozicione për lansimin e raketave antiraketore, tunele dhe infrastrukturë tjetër terroriste", njoftoi IDF, publikoi "Tajms of Izrael".

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, thekson se në dy ditët e fundit kanë humbur jetën të paktën 143 palestinezë.

Ushtria izraelite njoftoi se pesë divizione të IDF-së, të përbëra nga dhjetëra mijëra ushtarë, ende veprojnë në Gaza.

Gjatë operacioneve në lagjet Xheshaija dhe Zejtun, në Gaza, ushtria izraelite ka gjetur pika monitorimi të Hamasit dhe Xhihadit islamik palestinez, si dhe magazina me mjete shpërthyese, njoftoi IDF. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR