• e enjte, 26 dhjetor 2024

IDF: ka mohuar se ka sulmuar njerëzit ndërsa kanë pritur ndihmë humanitare në Rripin e Gazës

IDF: ka mohuar se ka sulmuar njerëzit ndërsa kanë pritur ndihmë humanitare në Rripin e Gazës

Jerusalem, 15 mars 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot e ka mohuar se ka sulmuar grupin e njerëzve të cilët kanë pritur ndihmë humanitare në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

“Raportet e mediave se forcat izraelite sulmuan dhjetëra banorë të Gazës në një vend të shpërndarjes së ndihmave janë të pasakta”, tha IDF në një deklaratë të shkurtër, duke shtuar se po “e analizon incidentin”.

Ministria e Shëndetësisë e lëvizjes palestineze Hamas në mëngjes njoftoi se 29 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 150 janë lënduar në sulmet izraelite për njerëzit që prisnin ndihmën humanitare. 

"Forcat okupatore izraelite sulmuan një grup qytetarësh që prisnin ndihmë humanitare. Njëzet e nëntë  trupa të pajetë dhe 155 të lënduar janë transferuar në spitalin Al-Shifa", tha Ministria.

 Mediat franceze raportojnë se gazetarët e tyre kanë parë ambulanca të shumta që transportonin të plagosurit nga vendi i sulmit në spital.

 

 

 

 

 

 

 

Француските медиуми јавуваат дека нивните репортери виделе бројни амбулантни возила како ги превезуваат повредените од местото на нападот до болницата. сд/

фото:ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR