IDF: Janë shkatërruar disa lokacione të Hezbollahut në Libanin jugor
- Gjatë operacioneve të fundit në Libanin jugor, pjesëtarët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) shkatërruan disa lokacione që i ka përdorë grupi militant pro-iranian Hezbollah, duke përfshirë depo armësh, bëri të ditur sot IDF.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:47, 1 shkurt, 2026
Tel Aviv, 1 shkurt 2026 (MIA) - Gjatë operacioneve të fundit në Libanin jugor, pjesëtarët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) shkatërruan disa lokacione që i ka përdorë grupi militant pro-iranian Hezbollah, duke përfshirë depo armësh, bëri të ditur sot IDF.
Pjesëtarët e Brigadës së 769-të "Hiram" të Forcave Tokësore të IDF-së vepruan në disa fshatra kufitare libaneze dhe shkatërruan një depo raketash antitank, një depo armësh, një ndërtesë që Hezbollahu e përdori për të lëshuar raketa antitank drejt Izraelit gjatë luftës dhe infrastrukturë tjetër, theksohet në komunikatën e IDF-së, transmeton "Tajms of Izrael".
Në kumtesë shtohet se prania e armëve dhe infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor "përfaqëson një shkelje të qartë të marrëveshjes midis Izraelit dhe Libanit".
Foto: Arkivi i MIA-s