• e hënë, 08 korrik 2024

IDF: Izraelit në mbrojtjen nga sulmi iranian i kanë ndihmuar SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Jordania

IDF: Izraelit në mbrojtjen nga sulmi iranian i kanë ndihmuar SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Jordania

Tel Aviv, 14 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca i ndihmuan Izraelit të mbrohet nga sulmi iranian, njoftuan forcat mbrojtëse izraelite (IDF).

Zëdhënësi i IDF, Daniell Hagari, duke folur poër ndihmën franceze, tha se Franca ka teknologji shumë të mirë, aeroplanë, radarë dhe se ata kanë kontribuar në patrullimin në hapësirën ajrore, duke shtuar se nuk ka hollësira të sakta nëse aeroplanët francezë kanë rrëzuar ndonjë nga projektilet që janë lëshuar nga Irani, njoftoi "Tajms of Izrael".

Autoritetet izraelite herët në mëngjes kumtuan se SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Jordania, po ashtu, kanë ndihmuar në shkatërrimin e dronëve dhe projektileve që Irani i ka gjuajtur drejt Izraelit gjatë natës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR