• e enjte, 26 dhjetor 2024

IDF iu përgjigj sulmeve të Hezbollahut ndaj Izraelit me sulme në Libanin jugor

IDF iu përgjigj sulmeve të Hezbollahut ndaj Izraelit me sulme në Libanin jugor

Tel Aviv, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) publikuan se kanë kryer sulme në Libanin Jugor duke përfshirë Ait al Shab dhe Ramie si dhe zona të tjera si përgjigje të sulmeve të grupit militant libanez Hezbollah në veri të Izraelit.

IDF njoftoi se sulmet me aeroplanë luftarakë, tanke dhe artileri synonin infrastrukturën e Hezbollahut të përdorur për sulmet ndaj Izraelit, raporton "Tajms of Izrael".

IDF thekson se është goditur një kompleks ushtarak i Hezbollahut, pastaj një qelizë e atij grupi që po përgatitej të kryente sulm me raketa antitank, si dhe një tjetër celulë që më parë kishte gjuajtur raketa ndaj izraelitëve.

Hezbollahu sot gjuajti rreth 50 raketa dhe granata në drejtim të Izraelit dhe lëshoi dy dronë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR