• e enjte, 26 dhjetor 2024

IDF i vrau djemtë e Hanias pa u konsultuar me Netanjahun, raportuan mediat izraelite

IDF i vrau djemtë e Hanias pa u konsultuar me Netanjahun, raportuan mediat izraelite

 Jerusalem, 11 prill 2024 (MIA)  - Forcat izraelite i kanë vrarë tre djemtë e liderit të Hamasit Ismail Hanije në një sulm ajror në Gazë pa u konsultuar me komandantët e lartë apo liderët politikë, përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanjahu, njoftuan sot mediat izraelite.

Duke iu referuar zyrtarëve të lartë izraelitë, agjencia izraelite e lajmeve raportoi se Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Joav Galant nuk ishin informuar paraprakisht për sulmin, i cili ishte koordinuar nga ushtria izraelite dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet. 

Ata deklaruan se Amiri, Mohamad dhe Hazem Hanije kanë qenë cak sepse ishin luftëtarë, jo sepse ishin bij të një lideri politik të Hamasit. Armata izraelite nuk i komentoi informacionet se janë vrarë edhe katër nipërit e Hanijes. 

 Kabineti i kryeministrit dhe ushtria nuk ishin menjëherë të disponueshme që t'i komentojnë raportet e agjencisë.

 Vrasja e të afërmëve të Hanijes mund t'i komplikojë negociatat që synojnë sigurimin e përfundimit të luftimeve në Gazë në këmbim të lirimit të 133 pengjeve izraelitë për të cilët besohet se janë ende të bllokuar në enklavën e rrethuar.

 Hanije tha se Hamasi ka kërkesa "të qarta dhe specifike" për pëlqimin për çdo pauzë në luftimet.

 "Armiku është në iluzion nëse mendon se sulmet ndaj djemve të mi, gjatë kulmit të negociatave dhe para se lëvizja të dërgojë përgjigjet e saj, do ta detyrojnë Hamasin ta ndryshojë pozicionin e tij", tha dje Hanije.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR