• e mërkurë, 02 tetor 2024

IDF: Hezbollahu përdor civilët si mburoja njerëzore

IDF: Hezbollahu përdor civilët si mburoja njerëzore

Tel Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) – Ushtria izraelite (IDF) ka paralajmëruar banorët e Libanit jugor për shkak të “luftimeve të ashpra” në rajon.

Paralajmërim urgjent për banorët e Libanit jugor. Ka luftime të ashpra në Libanin jugor. Ushtria u bën thirrje banorëve të mos lëvizin automjetet e tyre nga zona veriore në atë jugore të lumit Litani, publikoi IDF në Iks. 

Zëdhënësi i IDF-së, Aviçaj Adrai vuri në dukje se Hezbollah përdor "mjedisin civil dhe popullsinë si mburoja njerëzore" për të kryer sulme ndaj forcave izraelite. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR