• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF: Hezbollahu lansoi 150 raketa drejt Izraelit

IDF: Hezbollahu lansoi 150 raketa drejt Izraelit

Tel Aviv, 24 nëntor 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) kumtoi se rreth 150 raketa janë gjuajtur nga Libani ndaj disa objektivave në Izrael, me ç'rast janë lënduar disa persona.

Rreth 150 raketa janë gjuajtur nga milicia e Hezbollahut, e lidhur me Iranin, duke detyruar civilët në Izraelin qendror dhe verior, përfshirë edhe në Tel Aviv, të kërkojnë strehim.

Sipas armatës izraelite, për disa minuta janë shtënë rreth 30 raketa, në qytetin bregdetar Haifa dhe rajonin perëndimor të Galilesë, disa prej të cilave u shkatërruan.

Sulmet kanë ndodhur një ditë pas sulmit ajror izraelit në Bejrut, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën 20 njerëz.

Hezbollahu njoftoi se sot për herë të parë ka kryer sulm me dronë ndaj bazës detare Ashdod, në Izraelin jugor. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR