• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF godet një pansion në Libanin jugor në të cilin qëndronin punonjës mediatik, tre të vrarë

IDF godet një pansion në Libanin jugor në të cilin qëndronin punonjës mediatik, tre të vrarë

 Bejrut, 25 tetor 2024 (MIA) - Në sulmin izraelit mëngjesin e sotëm, të paktën tre punonjës mediatik janë vrarë në pansionin në të cilin qëndronin edhe disa gazetarë të tjerë, raportojnë mediat libaneze.

 Në sulmin e IDF-së është vrarë kameramani dhe inxhinieri të cilët punonin për median proiraniane Al-Majadin dhe kameramani i cili punonte për televizionin Al-Manar të Hezbollahut. 

 Gazetarët e tjerë deklaruan se në sulm drejtëpërdrejtë është goditur bungallovi ku flinin pjesëtarët e mediave të përmendura, raportojnë mediat britanike. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR