• e diel, 06 tetor 2024

IDF pohojnë se kanë gjetur trupin e një pengu në afërsi të Al Shifës

IDF pohojnë se kanë gjetur trupin e një pengu në afërsi të Al Shifës

 Gazë, 16 nëntor 2023 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pohojnë se kanë nxjerrë trupin e një pengu izraelit nga një ndërtesë pranë spitalit Al Shifa.

"Trupi i Jehudit Vajs, i cili ishte rrëmbyer nga organizata terroriste Hamas,  ushtarët e IDF-së e kanë nxjerrë nga struktura pranë spitalit Shifa në Rripin e Gazës dhe e trasferuan në territorin izraelit. Në ndërtesë ku ishte trupi është gjetur edhe pajisje ushtarake, përfshirë edhe pushkë", thuhet në kumtesë.

"Pas procesit të identifikimit të zbatuar nga personeli ushtarak mjekësor dhe rabin, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Izraelit, përfaqësues të IDF-së dhe policisë së Izraelit e njoftuan familjen e Jehudit Vajs, që ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në Bari nga organizata terroriste Hamas më 7 tetor, se është shpallur e vdekur", shtohet në kumtesë. rq/

Foto: X

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR