• e premte, 08 nëntor 2024

IDF: Armata ka vrarë më shumë se 200 terroristë në operacionet në javët e fundit

IDF: Armata ka vrarë më shumë se 200 terroristë në operacionet në javët e fundit

 Tel Aviv, 4 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite ka vrarë më shumë se 200 operativë terroristë gjatë operacioneve të udhëhequra nga Divizioni 162 në zonën e Tel Sulltan në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, gjatë javëve të fundit. njoftuan sot Forcat e Armatosura Izraelite (IDF).

Armata bëri të ditur se zbuloi edhe dhjetëra armë të fshehura në shtëpi në zonë, raportoi "Taj,s of Izrael". 

 Në një incident, ushtarët kontrolluan një ndërtesë, ku u përplasën me një sulmues të armatosur, ndërsa dhe bodruin e saj gjetën armë dhe furnizime të fshehura të përdorura nga terroristët, bëri të ditur IDF.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR