• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

IDF:  Rreth 65 raketa janë lëshuar nga Libani në Galileja në orën e fundit

IDF:  Rreth 65 raketa janë lëshuar nga Libani në Galileja në orën e fundit

 Tel Aviv, 4 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite bëri të ditur se në orën e fundit janë lëshuar rreth 65 raketa  nga drejtimi i Libanit në drejtim të Galilesë, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Hezbollah, duke pretenduar se objektiv ishin pozicionet ushtarake izraelite.

Në kumtesën e IDF-së shtohet se disa raketa janë kapur, ndërsa të tjera goditën një hapësirë të hapur.

 Disa raketa goditën qytetin verior izraelit Kirjat Shmona, duke dëmtuar të paktën një shtëpi, thanë autoritetet lokale.

 Zjarrfikësit janë duke shuar zjarret në ndërtesa dhe në hapësirë ​​të hapur në Kirjat Shmona, raporton "Tajms of Izrael".

Policia bëri të ditur se nga sulmet me raketa nuk ka pasur të lënduar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR