Identifikohen të gjithë 40 viktimat nga zjarri në pushimoren Kran-Montana
- Autoritetet zvicerane kanë identifikuar të gjithë 40 viktimat e zjarrit që shpërtheu natën e Vitit të Ri në barin "Konstelasion" në pushimoren Kran-Montana, përfshirë edhe 20 të mitur.
- Post By Fami Bajrami
- 10:49, 5 janar, 2026
Kran-Montana, 5 janar 2026 (MIA) – Autoritetet zvicerane kanë identifikuar të gjithë 40 viktimat e zjarrit që shpërtheu natën e Vitit të Ri në barin "Konstelasion" në pushimoren Kran-Montana, përfshirë edhe 20 të mitur.
Mes viktimave ka 21 shtetas zviceranë, një person me shtetësi të dyfishtë zvicerano-franceze dhe 19 të huaj të moshës 14 deri në 39 vjeç, shumica e të cilëve të mitur, informoi mbrëmë policia kantonale.
Midis të huajve ka tetë francezë, përfshirë një vajzë 15-vjeçare me shtetësi franceze-izraelite-britanike, gjashtë italianë, një belge, një portugeze, një rumune, një turke dhe një serbe me shtetësi të dyfishtë zvicerane-serbe, bën të ditur gazeta zvicerane "Temp".
Gjashtë persona të tjerë mbeten për t'u identifikuar midis 119 të lënduarve, thekson televizioni BFM.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet federale zvicerane, 35 pacientë me djegie të rënda janë transferuar nëpër spitale në Francë, Belgjikë, Gjermani dhe Itali.
Autoritetet italiane thanë dje se trupat e pesë prej gjashtë italianëve të ndjerë sot do të kthehen në vend.
Foto: EPA