• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

I dyshuari për tentimin për vrasje të Trampit para gjykatës federale të Floridës

I dyshuari për tentimin për vrasje të Trampit para gjykatës federale të Floridës

Uashington, 16 shtator 2024 (MIA) - Amerikani Rajan Ueslli Raut (58), i cili u arrestua mbrëmë për shkak të incidentit të sigurisë në Florida, të cilin FBI po e heton si tentim për vrasje të kandidatit presidencial republikan, Donalld Tramp, hyri në sallën e gjykatës federale në Uest Palm Biç të Floridës, kumtoi Si-En-En.

"Njujork post" paraprakisht kumtoi se Raut, i cili është nga Karolina Veriore, shpesh ka publikuar komente politike në rrjetet sociale, ndërsa në prill, në rrjetin X ka shkruar se "demokracia është në votim" këtë vit. "Nuk mund të humbim", kishte shkruar ai, duke e përsëritur retorikën kundër Trampit.

Lidhur me Trampin, ai thekson se e ka zhgënjyer si president dhe se "dëshiron amerikanët t'i bëjë skllevër". "Nuk mund të lejojmë të humbim. Bota llogaritë tek ne që t'ia tregojmë rrugën", është një prej porosive që Raut i publikoi në rrjetet sociale. Prej vitit 2019, Raut ka dhuruar para për kandidatët demokratë 19 herë.

Në rrjetet sociale ai fuqishëm e mbështetë Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe Tajvanin në marrëdhëniet e tij të tensionuara me Pekinin, thekson gazeta. "Njujork post" shton se Raut ka dashur të luftojë në front me forcat ukrainase dhe se e ka promovuar idenë për mobilizim të ish-luftëtarëve afganë për luftë në anën e ukrainasve.

Raut u arrestua të dielën shumë shpejtë pasi që iki kur agjentët e shërbimit sekret hapën zjarr ndaj tij sepse kishte drejtuar pushkë gjysmëautomatike drejt klubit të golfit të ish-presidentit Donald Tramp në Uest Palm Biç, në Floridë, derisa luante golf. kandidati presidencial republikan nuk është lënduar dhe është i sigurt, kumtoi policia, ndërsa FBI po e heton incidentin si tentim për vrasje. ab/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR