• e shtunë, 28 shtator 2024

I dyshuari për tentimin për vrasje të Trampit është fshehur në shkurre 12 orë para se të kapej

I dyshuari për tentimin për vrasje të Trampit është fshehur në shkurre 12 orë para se të kapej

Uashington, 17 shtator 2024 (MIA) - Sulmuesi i armatosur Rajan Uesli Ruth (58) u fsheh në shkurre pothuaj 12 orë para se të kapej, duke targetuar Donald Trampin në një klub golfi në Floridë. Ky ishte atentati i dytë i dështuar ndaj ish presidentit të SHBA-së për dy muaj.

Derisa Tramp po luante, një nga rojet e tij të sigurisë vuri re se si një pushkë që dilte nga shkurret pranë vrimës së gjashtë. Trump, i cili u evakuua i palënduar, kumtoi mbrëmë se kishte dëgjuar "me siguri katër ose pesë" të shtëna, të cilat kanë jehuar në afërsi.

Një agjent i Shërbimit sekret hapi zjarr ndaj të dyshuarit, i cili ishte rreth 300 deri 500 metra larg dhe nuk kishte një vijë të qartë të shikimit të Trampit, kumtuan hetuesit federalë.

"Shërbimi sekret menjëherë e kuptoi se bëhet fjalë për plumba dhe më kapën", tha Tramp gjatë ngjarjes, e cila u transmetua drejtpërdrejt në "X" nga pushimorja e tij Mar-a-Lago.

Sulmuesi, për të cilin inspektorët thonë se nuk ka gjuajtur asnjë plumb, ishte fshehur në shkurre, shkruan Bi-Bi-Si. Ai ka pritur atje nga ora 01:59 sipas orës lokale të dielën.

Sulmuesi ishte i pajisur me dy fotoaparate digjitale, një qese plastike të zezë me ushqim, një kallashnikov dhe një objektiv. rq/bsh/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR