• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

I dyshuari në tentim për vrasje të Trampit akuzohet për armëmbajtje pa leje

I dyshuari në tentim për vrasje të Trampit akuzohet për armëmbajtje pa leje

 Uashington, 16 shtator 2024 (MIA) - Amerikani Rajan Ueslli Raut (58), i cili u arrestua për shkak të incidentit të sigurisë në Florida, të cilin FBI po e heton si tentim për vrasje të kandidatit presidencial republikan, Donalld Tramp, sot  u akuzua para gjykatës federale për posedim pa leje të armës së zjarrit me numër të fshirë serie.

 Theksohet se bëhet fjalë për një pushkë automatike AK-47.

 Raut tashmë ka një dosje kriminale, ndërsa në SHBA, njerëzit me dënime të mëparshme që arrestohen për posedim të armëve të zjarrit rrezikojnë një dënim maksimal prej tre vjetë burgim dhe një gjobë deri në 10.000 dollarë, raporton Independent.

 "Njujork post" paraprakisht kumtoi se Raut, i cili është nga Karolina Veriore, shpesh ka publikuar komente politike në rrjetet sociale, ndërsa në prill, në rrjetin X ka shkruar se "demokracia është në votim" këtë vit. "Nuk mund të humbim", kishte shkruar ai, duke e përsëritur retorikën kundër Trampit.

 Lidhur me Trampin, ai thekson se e ka zhgënjyer si president dhe se "dëshiron amerikanët t'i bëjë skllevër". "Nuk mund të lejojmë të humbim. Bota llogaritë tek ne që t'ia tregojmë rrugën", është një prej porosive që Raut i publikoi në rrjetet sociale. Prej vitit 2019, Raut ka dhuruar para për kandidatët demokratë 19 herë.

 Në rrjetet sociale ai fuqishëm e mbështetë Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe Tajvanin në marrëdhëniet e tij të tensionuara me Pekinin, thekson gazeta. "Njujork post" shton se Raut ka dashur të luftojë në front me forcat ukrainase dhe se e ka promovuar idenë për mobilizim të ish-luftëtarëve afganë për luftë në anën e ukrainasve.

 Raut u arrestua të dielën shumë shpejtë pasi që iku kur agjentët e shërbimit sekret hapën zjarr ndaj tij sepse kishte drejtuar pushkë gjysmëautomatike drejt klubit të golfit të ish-presidentit Donald Tramp në Uest Palm Biç, në Floridë, derisa luante golf. kandidati presidencial republikan nuk është lënduar dhe është i sigurt, kumtoi policia, ndërsa FBI po e heton incidentin si tentim për vrasje.

 

QËNDRONI TË LIDHUR