• e enjte, 26 dhjetor 2024

I arrestuari për fatkeqësinë hekurudhore në Greqi so do të dalë para gjykatësit hetues

I arrestuari për fatkeqësinë hekurudhore në Greqi so do të dalë para gjykatësit hetues

Athinë, 4 mars 2023 (MIA) Shefi i Stacionit hekurudhor në Larisa i cili u arestua për fatkeqësinë dhe përplasjen e dy trenave në të cilin jetën e humbën 57 persona, sot do të dalë para gjykatësit hetues.

I arrestuari, i cili ndiqet penalisht dhe akuzohet ndër të tjera për vrasje nga pakujdesia, të enjten ka kërkuar dhe ka marrë një afat prej tre ditësh për përgatitje dhe avokati i tij ka thënë për mediat greke se 59-vjeçari ka bërë gabim, merr përgjegjësinë, por vetëm për pjesën që i përket.

Shefi  stacionit hekurudhor, për arsye të panjohura deri më tani, ka lejuar trenat e pasagjerëve dhe të mallrave të vazhdojnë udhëtimin drejt Selanikut dhe Athinës, në të njëjtët binarë, por në drejtim të kundërt, gjë që ka rezultuar në një përplasje të drejtpërdrejtë.

Njëkohësisht në vendin e aksidentit vijon operacioni i ekipeve të shpëtimit të zjarrfikësve për largimin e vagonëve dhe mbetjeve të trenit, ndërsa identifikimi i viktimave vijon në mjekësinë ligjore në Larisa.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga policia greke, deri në mbrëmjen e djeshme janë identifikuar 54 nga 57 të vdekurit me analizë të ADN-së, ndërsa 38 persona janë shtruar në spitale, shtatë prej tyre në reanimacion.

Menjëherë pas aksidentit, hekurudha shpalli një grevë 24 orëshe, e cila vazhdon çdo ditë, ndaj Greqia ka mbetur pa trena për të katërtën ditë.

Tragjedia, një nga më të mëdhatë në vend në 50 vitet e fundit, shkaktoi reagime të dhunshme tek qytetarët të cilët vazhdimisht organizojnë protesta në disa qytete dhe protestat e mbrëmshme në Athinë përfunduan me incidente mes një grupi personash të maskuar dhe policisë.

QËNDRONI TË LIDHUR