• e shtunë, 17 gusht 2024

Hyseni: Gashi si njeriu i dytë në shtet ka të drejtë ta dërgojë sigurimin e tij në aeroportin e Shkupit

Hyseni: Gashi si njeriu i dytë në shtet ka të drejtë ta dërgojë sigurimin e tij në aeroportin e Shkupit

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Koalicioni "Vlen" konsideron se nuk ka kurfarë përgjegjësie tek spikeri Afrim Gashi me atë që ka dërguar njerëz nga sigurimi i tij të informohen në rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Siç deklaroi Fari Hiseni, zëdhënës i "VLEN"-it në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Kuvendit në rastin konkret nuk ka pasur për qëllim të shkaktojë trazira apo të veprojë kundër ligjit, por, thotë, me kërkesë të presidentes së Kosovës ishte dërguar në aeroportin në Shkup, që të informohet se çka ka ndodhuir konkretisht atje.

Sipas tij, Gashi, si njeriu i dytë në shtet për nga funksioni, ka të drejtë të dërgojë sigurimin e tij kur është në pyetje presidenti i një shteti fqinj. siç është Republika e Kosovës, për të parë se ç'po ndodhë.

Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin, kumtoi se shefi i sigurimit të Gashit, edhe me dy anëtarë të tjerë të ekipit, me urdhër të spikerit, ka ardhur para sallonit VIP në aeroport, madje ka nxjerrë armën dhe ka hyrë në konflikt me policët e stacionuar atje, duke kërkuar përgjigje përse është insistuar që presidentja e Kosovës të kalojë nëpër kontrollin e sigurisë së aeroportit. Sektori për kontroll të brendshëm të MPB-së, lidhur me incidentin, e ka suspenduar shefin e sigurimit të Gashit, dhe ka hapur procedurë kundër dy truprojave të tjerë.

Minsitria e Punëve të jashtme e Kosovës ngjarjen në aeroportin e Shkupit e quajti "trajtim joadekuat dhe të paligjshëm nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit"  ndaj Osmanit.

Grupacioni TAV, ndërkaq, kumtoi se kontrolli i presidentes së Kosovës ka qenë "në pajtim me Ligjin për aviacion dhe rregullativën ndërkombëtare ligjore e cila ka të bëjë me sigurimin e aviacionit civil".

Për këtë incident, dhe për disa shkaqe të tjera, opozita kërkon ndërrim të Gashit, ndërsa E Majta parashtroi inteerpelancë për punën e tij.

I pyetur lidhur me eurointehrimet dhe ngjarjet e fundit në Bullgari, Hiseni tha se nëse ka pasur Qeveri funksionale në Bullgari, vendi tashmë do të kishte edhe negociata të filluara në mëynrë që të arrihet marrëveshja mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR