• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE-së për sigurinë e mallrave të konsumit të gjerë

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE-së për sigurinë e mallrave të konsumit të gjerë

Bruksel, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Prej sot hyjnë në fuqi rregullat e reja për siguri për të gjitha produktet joushqimore që janë shitur, oflajn ose onlajn në tregun e BE-së.

Rregullat janë pjesë e Rregullores së re të përgjithshme të BE-së për sigurinë e produkteve me të cilën zëvendëson direktivat aktuale për sigurinë e përgjithshme të produkteve dhe atyre të cilat paraqesin zëvendësim të ushqimit.

Me rregullat qartësojnë detyrimet e bizneseve në lidhje me sigurinë e mallrave që ofrojnë dhe pritet që ata të sigurojnë kushte më të barabarta në treg, që duhet të sjellë benefite të konsiderueshme për konsumatorët dhe autoritetet.

Sipas eurokomisarit për demokraci, drejtësi, sundim të ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorit, Majkll Mekgrat, nevoja për një rregullore të tillë u imponua veçanërisht nga rritja e ndjeshme e vëllimit të shitjeve onlajn në vitet e fundit dhe parashikimet për vazhdimin e këtij trendi në periudhën e ardhshme.

"Rregullat e reja reflektojnë realitetin e ri në një sërë mënyrash, duke përfshirë edhe zgjidhjen e sigurisë së produkteve të blera përmes internetit. Tani konsumatorët në BE do të jenë më të sigurt dhe në gjendje të kërkojnë zgjidhje nëse hasin produkte që nuk përputhen me rregullat", vlerësoi Mekgrat.

Pritet që Rregullorja e re të mundësojë një përgjigje më të mirë ndaj sfidave që dalin nga rritja e shitjeve onlajn dhe importi direkt i mallrave nga vendet e treta, për të garantuar një zbatim më adekuat të rregullave dhe për të rritur efikasitetin në tërheqjen e produkteve të rrezikshme nga tregu.

Sipas KE-së, Rregullorja, gjithashtu, do t'u sigurojë konsumatorëve kanale më të mira për raportimin e çështjeve të sigurisë dhe reagimin ndaj produkteve të pasigurta.

Me Rregullat e reja pritet të mundësohen edhe kursime të konsiderueshme për shoqërinë dhe konsumatorët, duke pasur parasysh se shpenzimet e riparimit të dëmeve të shkaktuara nga produktet e pasigurta arrijnë në rreth 11,5 miliardë euro në vit, thekson eurokomisioni. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR