• e premte, 27 dhjetor 2024

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE-së për rrjetet sociale dhe platformat onlajn

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të BE-së për rrjetet sociale dhe platformat onlajn

Bruksel, 24 gusht 2023 (MIA) – Gjithsej 19 platforma të mëdha onlajn dhe kërkues nga nesër do të duhet të respektojnë rregullat e reja të BE-së për internet përmbajtjet, sepse hyn në fuqi Ligji për Shërbimet Digjitale, i miratuar në vitin 2022, i cili synon të shuajë “përmbajtjet digjitale të paligjshme dhe të dëmshme”.

Rregullat e reja zbatohen i referohen rrjeteve sociale si Fesjbuk, Instagram, TikTok, X (ish Tuiter), Jutjub, Snepçet, LinkedIn dhe Pinterest, por edhe për Amazon, Buking, AliEkpres, Zalando, Gugëll Shoping, Gugëll Sërç, Gugëll Maps, Bing, Vikipedia, si dhe në dyqanet onlajn për aplikacione të Gugëll dhe Ejpëll. Bëhet fjalë për platformat e internetit, të cilat sipas të dhënave statistikore, vizitohen çdo muaj nga mbi 45 milionë europianë.

Sipas rregullave të reja, siç njoftoi reporteri special i MIA-s nga Brukseli, rrjetet dhe platformat sociale do të duhet të heqin menjëherë përmbajtjet që janë klasifikuar si "ilegale" nga legjislacioni evropian dhe kombëtar i anëtarëve të BE-së, për shembull fotografitë e abuzimit seksual të fëmijëve, ndërsa ata gjithashtu do të mund të bllokojnë përdoruesit që shpesh postojnë përmbajtje të paligjshme. Përveç kësaj, dyqanet onlajn do të duhet të "bëjnë përpjekjet e tyre më të mira" për të parandaluar shitjen e markave të falsifikuara luksoze dhe lodrave të rrezikshme për fëmijët.

Околу дваесет компании како Амазон, Епл, Фејсбук, Гугл и Мајкрософт, собрани во Тек коалиција (Tech Coalition), објавија денеска план за заедничка борба против сексуална злоупотреба на малоле

Kompanitë do të duhet të vlerësojnë dhe propozojnë masa specifike për "përballje me rreziqet e mundshme që platformat paraqesin për shoqërinë", duke përfshirë përhapjen e dezinformatave dhe bullizmit onlajn. Mediat sociale dhe kërkuesit do të duhet të përshtatin shërbimet e tyre për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme në rastet e fatkeqësive natyrore, luftërave ose pandemive.

Për këtë qëllim, ata do të duhet t'i paraqesin Komisionit një raport vjetor të detajuar për të ashtuquajturat "risqet sistemike që paraqesin për evropianët", si dhe të marrin masa për të kufizuar rreziqet e identifikuara, duke përshtatur algoritmet e tyre, duke krijuar mjete që do t'u lejojnë prindërve të kontrollojnë atë që shohin fëmijët e tyre, duke futur mjete për të verifikuar moshën e përdoruesve, si dhe përcaktim i qartë i përmbajtjes, të tilla si foto ose video, të krijuara nga mjetet e inteligjencës artificiale.

Në rast të bllokimit ose pezullimit të një përdoruesi ose heqjes së ndonjë prej përmbajtjeve të tij, rrjetet sociale do të duhet t'i shpjegojnë atij arsyet e një vendimi të tillë, ndërsa përdoruesit do të kenë të drejtë të kundërshtojnë vendimet e platformave përmes organeve jashtëgjyqësore, dhe ne instancë te fundit ne gjykate .

Социјалните мрежи станаа расадник на екстремизмот кој се користи за поткопување на демократијата, заклучи експертска група во Давос и повика на реформи што ќе ја вратат довербата во власта и

Përveç kësaj, platformat do të ndalohen të synojnë njerëzit me reklama onlajn bazuar në të dhënat e tyre personale, të tilla si përkatësia fetare, preferencat seksuale, informacioni shëndetësor dhe bindjet politike, si dhe të mbledhin të dhëna personale të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Kompanitë onlajn do të duhet të jenë më transparente për mënyrën se si funksionojnë, duke publikuar raportet e tyre dhe të auditimit për vlerësimin e rreziqeve të tyre për shoqërinë, duke përfshirë kërcënimet ndaj lirisë së fjalës, shëndetit publik dhe proceseve zgjedhore, ndërsa organet rregullatore do të kenë të drejtën e aksesit në të dhënat dhe algoritmet e kompanive dhe dokumentet e tyre të biznesit.

Me ligj, për mosrespektim të rregullave të vendosura, Komisioni Evropian do të mund të vendosë gjoba deri në 6 për qind të të ardhurave vjetore globale të kompanisë, por gjithashtu do të mund të ndalojë përkohësisht funksionimin e një rrjeti të caktuar social., platformë apo kërkues në bllok në rastet e “mospërputhjes serioze”. Platformat kryesore onlajn dhe kërkuesit do të duhet gjithashtu të paguajnë një tarifë prej 0,05 për qind të të ardhurave të tyre globale për të financuar punën e zbatimit të Komisionit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR