• e enjte, 26 dhjetor 2024

Huthët urdhërojnë shtetasit amerikanë dhe britanikë të largohen nga Jemeni në afat prej 30 ditëve

Huthët urdhërojnë shtetasit amerikanë dhe britanikë të largohen nga Jemeni në afat prej 30 ditëve

Aden, 24 janar 2024 (MIA) - Huthët jemenas kanë urdhëruar personelin amerikan dhe britanik të Kombeve të Bashkuara dhe organizatat humanitare me seli në Sana që të largohen nga vendi brenda një muaji, thuhet në letrën dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Huthëve deri te u.d koordinatori humanitar i KB-së në Jemen, Piter Hokins.

"Ministria dëshiron të theksojë se ju duhet të njoftoni zyrtarët dhe punëtorët që kanë nënshtetësi amerikane dhe britanike që të përgatiten të largohen nga vendi brenda 30 ditëve", thuhet në letrën nga Hokins, raportojnë mediat britanike. 

Në letër të gjitha organizatat e huaja udhëzohen të mos punësojnë shtetas amerikanë dhe britanikë për operacionet në Jemen.

Sekretari i përgjithshëm i Huthëve, Mohamed Abdulsalam e ka konfirmuar autenticitetin e letrës.

Një vendim i tillë i Huthëve pason pas sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë, të mbështetur nga kombe të tjera, ndaj objektivave ushtarake të grupit të cilët, nga ana tjetër nisën sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq që janë të lidhura me Izraelin si shenjë e solidariteti me palestinezët.

Administrata amerikane nga java e kaluar Huthët i vendosi sërish në listën e grupeve terroriste. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR