• e enjte, 26 dhjetor 2024

Huthët sulmuan një anije mallrash në pronësi greke

Huthët sulmuan një anije mallrash në pronësi greke

Athinë, 30 prill 2024 (MIA) – Një anije mallrash në pronësi greke, e cila lundronte nën flamurin e Maltës, ishte shënjestër e sulmit të Huthëve në Detin e Kuq, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të njëjtave informacione, anija mallrash “Kiklades” është sulmuar nga tre raketa dhe drone, por ka vazhduar të lundrojë.

Në të njëjtën kohë, shënjestër e sulmit të Huthëve ishte edhe një anije mallrash, si dhe dy anije luftarake amerikane. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR