• e shtunë, 23 nëntor 2024

Huthët njoftuan një përgjigje efikase ndaj sulmeve izraelite në portin Hodeida

Huthët njoftuan një përgjigje efikase ndaj sulmeve izraelite në portin Hodeida

Sanë, 21 korrik 2024 (MIA) - Këshilli politik i lartë i lëvizjes kryengritëse huthët të Jemenit, njoftoi se "në mënyrë efikase do të përgjigjet" në sulmet ajrore izraelite ndaj portit Hodeida në Jemen.

Zëdhënësi i huthëve, Mohamed Abdulsalam, në platformën Iks shënoi se Jemeni është nënshtruar në "agresion të dukshëm izraelit" i cili kishte për qëllim depon për karburante dhe elektranën.

Ai tha se sulmet kishin për qëllim "ta rrisin vuajtjen e popullit dhe të kryejnë presion ndaj Jemenit që të ndalet me mbështetjen e Gazës".

Abdulsalam shtoi se sulmet vetëm do ta bëjnë popullin e Jemenit dhe forcat e tij të armatosura më të vendosur për të mbështetur Gazën.

Të paktën tre persona humbën jetën, ndërsa 87 u lënduan në një sulm të forcave ajrore izraelite në portin Hodeida në Jemen, nën kontroll të huthëve, transmetuan mediat botërore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR