• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Huthët kanë rrëzuar një dron amerikan në vlerë prej 30 milionë dollarëve

Huthët kanë rrëzuar një dron amerikan në vlerë prej 30 milionë dollarëve

Sana, 8 shtator 2024 (MIA) - Huthët jemenas kanë rrëzuar një dron amerikan MQ-9, në vlerë prej 30 milionë dollarë. Zëdhënësi i lëvizjes Jahje Sare, deklaroi se huthët kanë arritur ta rrëzojnë fluturaken pa pilot me ndihmën e mbrojtjes kundërajrore, në momentin kur droni ka kryer aktivitete në krahinën Marib.

Ky është droni i tretë i këtij tipi që kemi arritur ta rrëzojmë gjatë betejës "Xhihadi i shenjtë", si mbështetje për Rripin e Gazës dhe popullin palestinez. Këto detyrime kryhen me ndihmën e Zotit, me qëllim përforcimin e aftësive mbrojtëse kundër agresionit amerikano-britanik", deklaroi zëdhënësi.

Droni i rrëzuar kushton 30 milionë dollarë dhe mund të fluturojë në lartësi prej 15.240 metra, me kapacitet që të mbetet në ajër plot 24 orë.

Këtë sulm e ka komentuar edhe ushtria amerikane, e cila njoftoi se është e njoftuar me pohimet, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë raport për rrëzimin e droneve amerikane mbi territtorin e Jemenit. mb/

Foto: MIA   

QËNDRONI TË LIDHUR