• e shtunë, 23 nëntor 2024

Huthët jemenas sulmuan një anije që lundron nën flamurin grek

Huthët jemenas sulmuan një anije që lundron nën flamurin grek

Athinë, 19 shkurt 2024 (MIA) - Një anije ngarkuese në pronësi amerikane që lundron nën flamurin grek ishte cak i sulmit me dy predha në afërsi të Jemenit, pa u lënduar me atë rast ekuipazhi apo pa u shkaktuar dëm material, kumtuan mediumet greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediumeve, huthët jemenas e sulmuan anijen me dy predha të cilat përfunduan në det në largësi prej vetëm 15 metrave, ndërsa anëtarët e ekuipazhit, gjuthsej 23 persona, prej të cilëve pesë janë grekë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sulmi ndodhi derisa anija ngarkuese që transportonte grurë, lundronte nga Argjentina drejt Jemenit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR