Huthët jemenas kërcënohen se do të kundërpërgjigjen nëse SHBA-ja intervenon në konfliktin në Gaza
- Kryengritësit jemenas huthë, të mbështetur nga Irani, sot janë kërcënuar se do ta sulmojnë Izraelin me "raketa dhe fluturake pa pilot" nëse SHBA-ja intervenon ushtarakisht në luftën mes milicëve islamikë palestinezë në Rripin e Gazës dhe Izrael.
- Post By Melahat Baftija
- 18:36, 10 tetor, 2023
Sana, 10 tetor 2023 (MIA) - Kryengritësit jemenas huthë, të mbështetur nga Irani, sot janë kërcënuar se do ta sulmojnë Izraelin me "raketa dhe fluturake pa pilot" nëse SHBA-ja intervenon ushtarakisht në luftën mes milicëve islamikë palestinezë në Rripin e Gazës dhe Izrael.
"Nëse amerikanët intervenojnë drejtpërdrejtë ushtarakisht, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë me sulme raketore, drone dhe opsione tjera ushtarake sa më mirë që mundemi", tha lideri i lëvizjes së armatosur shiite, Abdelmalek al Huti në një fjalim televiziv.
Lideri i huthëve konfirnoi se grupi është "në koordinim të vazhdueshëm" me milicitë islamikë në Gaza, duke përfshirë edhe hamasin dhe xhihadin islamik palestinez, si dhe me "boshtin e rezistencës", duke menduar në lëvizje tjera, siç janë hezbollahu libanez ose grupet e armatosura irakiane të ndërlidhura me Iranin.
"Ekzistojnë linja të kuqe kur bëhet fjalë për Gazën", tha ai. mb/