• e enjte, 26 dhjetor 2024

Huthët janë kërcënuar se të gjitha anijet amerikane do të jenë shënjestër e tyre

Huthët janë kërcënuar se të gjitha anijet amerikane do të jenë shënjestër e tyre

Sana, 15 janar 2024 (MIA) - Zëdhënësi i huthëve, Nasruldin Amer paralajmëroi se do t'i zgjerojnë objektivat e tyre në anijet amerikane.

"Anija nuk është patjetër të lundrojë drejt Izraelit që ne ta shënjestrojmë, mjaftë është se është amerikane. SHBA-së i kanoset humbja e sigurisë detare", tha Amer.

Ai theksoi se anijet britanike dhe amerikane janë bërë caqe legjitime për shkak të sulmeve që të dy vendet i kanë filluar në Jemen.

Paraprakisht, huthët kanë ndërmarrë përgjegjësi për sulmin e sotëm ndaj një anije amerikane transportuese në Gjirin e Adenit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR