• e enjte, 26 dhjetor 2024

Huthët e kanë përshëndetur sulmin iranian ndaj Izraelit

Huthët e kanë përshëndetur sulmin iranian ndaj Izraelit

Kajro, 2 tetor 2024 (MIA) - Milicia Huthi në Jemen, e mbështetur nga Irani, mbrëmë ka lavdëruar Teheranin për gjuajtjen e raketave balistike drejt Izraelit, duke pretenduar se operacioni goditi caqet ushtarake izraelite, njoftoi DPA.

"Përgjigjja dhe përballja me armikun sionist është e vetmja mënyrë për ta ndaluar atë. Ne lavdërojmë operacionin iranian, i cili qëlloi objektivat ushtarake të armikut në Palestinën e pushtuar dhe e përshëndesim Republikën Islamike për mbështetjen e saj për Palestinën", i ka shkruar zëdhënësi i Huthëve, Mohamed Abdul-Salam, në "X".

Në të njëjtën kohë, milicia në Jemen e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmet e mëtutjeshme ndaj anijes ndërkombëtare, duke përdorur drone dhe raketa.

Militantët thanë se sulmet kanë për qëllim të mbështesin Hamasin, me atë që do ta bëjnë të vështirë anijet transportuese të arrijnë në Izrael.

Paraprakisht, Huthët kumtuan se kanë kryer sulm me dron ndaj caqeve ushtarake në afërsi të Tel Avivit në Izrael.

Ushtria izraelite më herët kumtoi se ka shkatërruar një dron dhjetëra kilometra larg bregdetit në zonën më të gjerë të Tel Avivit. Nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.

Milicia e ka ndërmarrë përgjegjësinë edhe për sulmin në qytetin Eilat në jug të Izraelit. Armata izraelite nuk e komentoi këtë pohim.

Izraeli me dhjetëra aeroplanë ushtarakë të dielën sulmoi objektiva të, siç i quajti, "regjimit terrorist të huthëve" në lokacione të ndryshme në Jemen, si përgjigje ndaj sulmeve nga Jemeni. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR