• e diel, 06 tetor 2024

Huthët: Do të vazhdojmë t'i sulmojmë anijet izraelite derisa të ndalet agresioni ndaj Gazë

Huthët: Do të vazhdojmë t'i sulmojmë anijet izraelite derisa të ndalet agresioni ndaj Gazë

Adan, 15 janar 2024 (MIA)-  Zëdhënësi i huthëve, Muhamed Abdulsalam tha se qëndrimi i grupit kryengritës jemenas për luftën në Gazë nuk ka ndryshuar pas sulmeve amerikano-britanike ndaj Jemenit.

“Sulmet ndaj anijeve izraelite dhe anije që shkojnë në portet e Palestinës së pushtuar do të vazhdojnë”, deklaroi Abdulsalam për mediat britanike.

Menjëherë pas deklaratës së tij Agjencia për operacione tregtare detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) lëshoi paralajmërim për një sulm në bregun e Jemenit.

Pentagoni më vonë konfirmoi se bëhet fjalë për një anije mallrash, në pronësi të SHBA-së.

"Një raketë balistike e gjuajtur nga militantët pro-iranianë Huthë të Jemenit goditi një anije transportuese në pronësi amerikane që mbante flamurin e Ishujve Marshall," njoftoi Pentagoni në rrjetin social X, më herët Tuiter.

Në kumtesën theksohet se gjatë sulmit  nga anija nuk janë raportuar të lënduar ose një dëm i konsiderueshëm dhe anija ka vazhduar udhëtimin. ls/

Foto: Arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR