Huthët do të ndalojë sulmet e tyre në Detin e Kuq kur Izraeli të ndalojë sulmet dhe rrethimin e tij në Gazë
- Zëdhënësi i rebelëve të Huthëve jemenas, Mohamed Abdulsalam, sot deklaroi se operacionet e grupit kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq do të ndalen vetëm kur Izraeli të ndalojë sulmet dhe të heqë rrethimin e Rripit të Gazës.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:36, 27 shkurt, 2024
Sana, 27 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësi i rebelëve të Huthëve jemenas, Mohamed Abdulsalam, sot deklaroi se operacionet e grupit kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq do të ndalen vetëm kur Izraeli të ndalojë sulmet dhe të heqë rrethimin e Rripit të Gazës.
Abdulsalam për mediat britanike deklaroi se Huthët do t'i rishqyrtojë sulmet sapo Izraeli të heqë rrethimin dhe të lejojë ndihmat humanitare të hyjnë lirisht në Rripin e Gazës.
Huthët që nga nëntori i kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, siç thonë ata, në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës, duke bërë që BE-ja të dërgojë misionin e saj në zonë.
Është paralajmëruar se misioni do të ketë karakter mbrojtës. qa
Foto: Arkivi i MIA-s