• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hungaria vendos kufizime të reja në importin e produkteve bujqësore nga Ukraina

Hungaria vendos kufizime të reja në importin e produkteve bujqësore nga Ukraina

Budapest, 11 prill 2024 (MIA) - Qeveria e Hungarisë do të vendosë kufizime të reja në importin e produkteve bujqësore nga Ukraina, raportoi sot ministri i Bujqësisë, Ishtvan Nagj.

Është lëvizje e paramenduar për të mbrojtur fermerët hungarezë nga shkeljet e tregut, të shkaktuara nga produktet më të lira bujqësore nga Ukraina.

Nagj në konferencë për shtyp tha se vendimi i Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2022 për të lejuar importet pa doganë nga Ukraina, me qëllim për të ndihmuar ekonominë ukrainase që të mbajë veten pas pushtimit rus, ka sjellur në "teprica serioze dhe çmime dukshëm më të ulëta", në tregun bujqësor evropian.

Ai akuzoi BE-në dhe Komisionin Evropian se nuk i mbrojnë fermerët evropianë, të cilët nuk mund të konkurrojnë me importet e lira. Ai njoftoi se Hungaria do të vendosë masa shtesë mbrojtëse në kuadër të kompetencave të saj kombëtare.

"Brukseli dhe Komisioni Evropian kanë tradhtuar fermerët hungarezë dhe në vend të kësaj po mbështesin oligarkët ukrainas", tha Nagj. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR