• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Hungaria për kryesimin me BE-në e zgjodhi sloganin "Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe"

Hungaria për kryesimin me BE-në e zgjodhi sloganin

Budapest, 18 qershor 2024 (MIA) - Hungaria do ta ndërmarrë kryesimin me Bashkimin Evropian më 1 korrik, ndërsa do ta udhëheqë nën sloganin "Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe", që është kopje e sloganit të Donald Trampit "Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe".

Parullën e zbuloi ministri hungarez për Çështje Evropiane, Janosh Boka në konferencën për media në prag të fillimit të kryesimit. 

Në pyetjen pse Budapesti e ka zgjedhur atë slogan, ai tha se qëllimi i Qeverisë hungareze është që të zbatojë "kryesim aktiv" me Unionin në gjysmën e dytë të vitit, njoftoi Blumberg. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR