• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hungaria i bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër kolonëve të Bregut Perëndimor

Hungaria i bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër kolonëve të Bregut Perëndimor

Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Hungaria i ka bllokuar sanksionet e reja të BE-së kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së, deklaruan shumë diplomatë për DPA-në.

Ministrat e punëve të jashtëm të Belgjikës, Irlandës dhe Spanjës i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të marrë masa ndëshkuese kundër kolonëve izraelitë për dhunë ndaj palestinezëve.

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok tha se BE-ja "duhet t'ua bëjë të qartë kolonëve ekstremistë" se shkelja e ligjeve nuk do të mbetet pa përgjigje. 

Diplomati më i lartë i BE-së, Zhosep Borell, para fillimit të mbledhjes, megjithatë, paralajmëroi se bllokut i mungon unanimiteti për të vendosur sanksione. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR