• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hulumtim: Produktiviteti në punë është më i ulët mes orës 15 dhe 18

Hulumtim: Produktiviteti në punë është më i ulët mes orës 15 dhe 18

San Francisko, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Shumica e punëtorëve dhe menaxherëve, 71 për qind, besojnë se orët e vona të pasdites janë koha më e keqe për punë dhe se mënyra produktive bie më së shumti mes orës 15 dhe 18, sipas hulumtimit të Slek (Slack), filial i kompanisë Sejlsfors nga Kalifornia.

Ky hulumtim është kryer në bashkëpunim me agjencinë Kualtriks (Qualtricks) në më shumë se 10.000 të anketuar.

Rënia e produktivitetit në orët e vona të pasdites është pasojë e ritmit normal ditor të trupit, që bie mes orës 14 dhe 17, thonë ekspertët.

Të punësuarve u këshillohet të punojnë punë të lehta, të bëjnë pushtime të shkurta ose ta dëgjojnë muzikën e preferuar në orët e vona të pasdites, për ta rritur koncentrimin në detyrat e punës. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR