• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hulumtim: Madje 51 për qind nga italianet ishin viktima të dhunës fizike ose psikike

Hulumtim: Madje 51 për qind nga italianet ishin viktima të dhunës fizike ose psikike

Romë, 24 nëntor 2023 (MIA) - Më shumë se 12 milion gra në Itali (pothuaj 51 për qind) të moshës 18 deri 84 vjeçare, kanë qenë viktima të dhunës fizike ose psikike të paktën një herë në jetë, por vetëm pesë për qind prej tyre kanë denoncuar se çfarë ka ndodhur, tregojnë rezultatet nga sondazhi i vitit të kaluar i Institutit të fiziologjisë klinike pranë Këshillit kombëtar për hulumtime.

Sot rezultatet e publikuara tregojnë se mbi 2,5 milionë gra (10,1 për qind) kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë psikike, ndërsa 80,000 (0,3 për qind) kanë deklaruar se janë maltretuar fizikisht. 

Hulumtimet tregojnë se viktima të dhunës janë kryesisht gra nën moshën 60 vjeçare, me diplomë universitare. Dhe ato punojnë, të ardhurat e tyre janë mesatare, janë të martuara dhe jetojnë me partnerin. Më shumë se gjysma prej tyre kanë fëmijë. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR