• e premte, 27 dhjetor 2024

HRV: Izraeli nuk jep paralajmërim adekuat për civilët në Rripin e Gazës

HRV: Izraeli nuk jep paralajmërim adekuat  për civilët në Rripin e Gazës

Londër, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Organizata për të drejtat e njeriut Hjuman rajts voç (HRV) sot kumtoi se Izraeli nuk jep njoftime adekuate për civilët në Rripin e Gazës edhe gjatë kryerjes së operacioneve luftarake vdekjeprurëse.

Drejtori i programit në Hjuman Rajts Voç, Sari Bashi, për Bi-Bi-Si tha se Izraeli e ka vazhduar ofensivën tokësore dhe sulmet ajrore "pa ndërmarrjen e masave adekuate të kujdesit për mbrojtjen e civilëve".

Sipas tij, civilëve u janë dhënë "njoftime joefektive", u është thënë se ikin nga zonat e konflikteve madje edhe kur nuk ka vende të sigurta për t'u larguar, pa mënyrë të sigurt për të bërë atë.

"Armata izraelite në rrjetet sociale publikoi KjuAr kode, duke iu referuar njerëzve të cilët nuk kanë energji elektrike ose internet në ndonjë mënyrë ta skenojnë bar kodin për të parë se ku duhet të shkojnë, ose më vonë publikoi harta që nuk ishin në rregull", tha Bashi.

Sipas përfaqësuesve të HRV, ka raporte për njerëzit të cilët i kanë humbur jetët derisa kanë bërë përpjekje të evakuohen.

"Sulmet ajrore vazhdojnë ndaj zonave ku ishin rekomanduar si të sigurta për evakuim, por nuk kishte garancione se ato zona nuk do të bombardohen", tha Bashi.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR