• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hristodulidis dhe Fon der Lajen diskutuan me telefon situatën në Siri dhe çështjen e Qipros

Hristodulidis dhe Fon der Lajen diskutuan me telefon situatën në Siri dhe çështjen e Qipros

Nikozi, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Për ngjarjet e fundit në Siri dhe nevojën për të garantuar siguri dhe stabilitet në rajonin më të gjërë, por dhe për çështjen e Qipros, kanë biseduar në telefon presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis dhe kryetarje e Komisionit Evropian Usurla Fon der Lajen, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i Qeverisë së Qipros, Konstantinos Letibiotis kumtoi se Hristodulidis e informoi Fon der Lajen për kontaktet që kishte me liderët e vendeve të rajonit në lidhje me situatën në Siri dhe e theksoi nevojën që "BE-ja të ketë një rol aktiv dhe udhëheqës në rajon, duke ndërmarrë inciativa konkrete, thelbësore".

Në mënyrë shtesë Hristodulidis dhe Fon der Lajen kanë biseduar edhe për zhvillimet e fundit në çështjen e Qipros, ndërsa biseda telefonike ka qenë me kërkesë të kryetares së KE-së në kuadër të vizitës së saj të ardhshme në Turqi. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR