• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Hoxhaj: Pas agresionit serb ndaj Kosovës, prioritet duhet të jetë siguria

Hoxhaj: Pas agresionit serb ndaj Kosovës, prioritet duhet të jetë siguria

Prishtinë, 4 tetor 2023 (MIA) - Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pas aktit të agresionit të 24 shtatorit, prioritet i Kosovës është vendosja e sigurisë para normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe përcaktimi për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE.

Hoxhaj, i cili aktualisht është nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk, ka thënë se Kosova ka nevojë për një politikë të re të sigurisë, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është një opsion real.

"Formula e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit pas aktit të agresionit të 24 shtatorit është vendosja e sigurisë para normalizimit (të marrëdhënieve me Serbinë) si prioritet dhe përcaktimi i anëtarësimit në NATO para anëtarësimit në BE! Kosova ka nevojë për një politikë të re të sigurisë, një buxhet më të madh, rritje të numrit të anëtarëve, paga më të larta dhe pajisje moderne, në kohën kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është një opsion real", shkruan Hoxhaj. si/

 

QËNDRONI TË LIDHUR