• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hoxha: Nuk do të lejoj që politika të përzihet në bujqësi 

Hoxha: Nuk do të lejoj që politika të përzihet në bujqësi 
Shkup, 16 korrik 2021 (MIA) - Nuk do të lejoj që qëllimet politike të hyjnë në pjesën e bujqësisë. Gjithmonë kur njerëzit që protestojnë kanë të drejtë apo ka lidhje me bujqësinë unë jam i gatshëm të ulem dhe të bisedoj që të gjejmë zgjidhje, porositi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha. "Këtë edhe e bëra me të njëjtit jo më shumë se 100 njerëz që sot protestuan në Prilep. Mua më vjen keq që ndonjë parti politike dëshiron t'i keqpërdorë dhe vetëm bëj apeltë mos lejojnë të keqpërdoren nga partitë politike. Çfarëdo që të ketë në pjesën e bujqësisë Ministria është e hapur dhe atje është vendi ku duhet të zhvillohet dialogu dhe të zgjidhjen problemet", tha Hoxha në intervistën për TV Kanalin 5. Theksoi se për të është e kuptueshme të dalin të protestojnë blegtorët të cilët nuk i kanë marrë subvencionet edhe pse, siç tha, edhe për këtë ka përgjigje, por jo edhe kur nuk ka  kurrfarë pikë kontakti me pjesën e bujqësisë. Për taksën e gjelbër që planifikohet të vendoset për karburantet, minisitri Hoxha tha se nuk ka lidhje me bujqësinë. "Kjo taksë është për të gjithë shoqërinë dhe për pjesën e ndryshimeve klimatike dhe për atë që synojmë të gjithë siç janë politikat e  BE-së. sa i përket pjesës së bujqësisë ne tashmë e kemi dhënë të ashtuquajturën naftë e gjelbër, gjegjësisht subvencionojmë naftë për bujqit. Thamë se deri në fund të mandatit do të arrijmë 100 për qind të subvencionojmë.  Filluam me 30 për qind, ndërsa tani është 40 apo 50 për qind", tha Hoxha dhe shtoi se së shpejti do të shpallet thirrja për sivjet nga Agjencia për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillim Rural. ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR