Mundësitë tregtare dhe fuqizimi ekonomik i bujqëve, në fokus të Asamblesë së Përgjithshme të FKF-së
- Federata Kombëtare e Fermerëve (FKF) sot do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit bujqësor, institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim shqyrtimin e sfidave dhe mundësive aktuale për zhvillimin e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël nga mjediset rurale.
- Post By Ramize Qamili
- 07:39, 18 mars, 2026
Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Federata Kombëtare e Fermerëve (FKF) sot do të mbajë Asamblenë e Përgjithshme, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit bujqësor, institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim shqyrtimin e sfidave dhe mundësive aktuale për zhvillimin e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël nga mjediset rurale.
Siç kumtuan organizatorët, parashikohet që fjalime të mbajnë Cvetan Tripunovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Stevançe Jordanoski, kryetar i Federatës Kombëtare të Fermerëve, Mikael Aterhog, udhëheqës i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, si dhe Sasho Angelovski, menaxher kombëtar i We Effect Europe.
Në kuadër të ngjarjes do të mbahet dhe pane-diskutimi me temën "Historitë e suksesit dhe mundësitë tregtare për bujqit e vegjël", në të cilën do të prezantohen rezultatet nga projektit "Zhvillimi organizativ i FKF-së dhe Lidhjet e përmirësuara të tregut për bujqit e vegjël dhe prodhuesit nga zonat rurale me qëllim për të rritur të srdhurat", i mbështetur nga Suedia dhe organizata suedeze për zhvillim We Effect.
Paneli do të ofrojë shembuj konkretë të iniciativave të suksesshme bujqësore dhe modeleve të zhvillimit. Pere dhe Rahela Trantalovski nga “Trantal Farm”/“Prespino” do të ndajnë historinë e zhvillimit të prodhimit të tyre – nga një iniciativë lokale në një markë të njohur të lëngut të mollës së shtrydhur fllad, ndërsa Vanço Kiroski nga Organizata joqeveritare “Meden Istok” do të flasë për shkollën e bletarisë dhe mundësitë për përfshirjen e operatorëve të vegjël në ngjarjet e panairit.
Në kuadër të diskutimit, kryetari i FKF-së do të prezantojë modelin e prodhimit me kontratë si një mekanizëm efikas për të siguruar marketing të sigurt dhe të ardhura të qëndrueshme për bujqit, me një shembull specifik nga prodhimi dhe tregtimi i grurit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s