• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hovenier: SHBA-ja nuk dëshiron Republika Sërpska në Kosovë

Hovenier: SHBA-ja nuk dëshiron Republika Sërpska në Kosovë

Prishtinë, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefi Hovenier, ka deklaruar se qëndrimet amerikane në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili duhet të themelohet në Kosovë, nuk kanë ndryshuar, përkatësisht se ajo duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pas takimit dhe bisedës së sotme me studentë në Mitrovicë, Hovenier para gazetarëve deklaroi se SHBA-ja nuk dëshiron ndonjë Republikë Sërpska në Kosovë dhe se nuk dëshirojnë diçka që do të ketë ndikim negativ në funksionimin e shtetit të Kosovës.

"Qëndrimi i SHBA-së është i qartë, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Asociacioni nuk duhet të jetë një nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk duhet të ketë fuqi ekzekutiv"e, tha Hovenier.

Diplomati amerikan deklaroi se është i befasuar nga komentet dhe kritikat ë po bëhen për draft-statutin për krijimin e Asociacionit, të propozuar nga zyrtarë të lartë perëndimorë.

"Mendoj se fokusi duhet të jetë se si Kosova mund të ecë përpara me miratimin e këtij drafti, ndërsa nëse ka pyetje për kushtetutshmërinë, siç e thashë edhe më parë, është vetëm një organ që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën", tha Hovenier, duke theksuar se vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund të vendosë për kushtetutshmërinë e draftit të propozuar. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR