• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hovenier: SHBA-ja do të ndërmarrë aksion pasi që do të vërtetohet përgjegjësia për Banjskën

Hovenier: SHBA-ja do të ndërmarrë aksion pasi që do të vërtetohet përgjegjësia për Banjskën

Prishtinë, 13 tetor 2023 (MIA) - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier deklaroi se SHBA-ja "do të ndërmerr aksion" kur do të vërtetohet "kush qëndron prapa sulmit" në fshatin Banjska në veri të Kosovës më 24 shator.

Hovenier pohon se armatimin që e kanë pasur sulmuesit nuk mund të blihet në tregun lokal. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai e përsëriti kërkesën që Serbia të bashkëpunojë për "zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe nxjerrjen e autorëve para drejtësisë".

Situatën në veri të Kosovës e vlerësoi si të "brishtë" pas ngjarjeve në Banjskë. "Ne ende jemi të shqetësuar për situatën e sigurisë, ndërsa SHBA-ja dhe partnerët tanë kanë ndërmarrë hapa, sepse kemi qenë thellë të shqetësuar për atë që ndodhi në Banjskë dhe për situatën e sigurisë në veri", tha Hovenier.

Ai i përkujtoi fjalët e komandantit të forcave të përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, Stjuart Munk, se që nga 24 shtatori, KFOR-i e ka trefishuar numrin e forcave të tij në Kosovë.

“NATO ka vendosur që të rrisë ndjeshëm numrin e forcave të KFOR-it. Ne e marrim këtë seriozisht. Situata aktuale do ta cilësoja si të brishtë, por edhe më paqësore”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR