• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hovenier: Pas sulmit të armatosur në Banjskë qëndrojnë një ose më shumë struktura

Hovenier: Pas sulmit të armatosur në Banjskë qëndrojnë një ose më shumë struktura

Prishtinë, 30 shtator 2023 (MIA) - Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Xhefri Hovenier, tha sot se një apo disa struktura qëndrojnë pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovës javën e kaluar në veri të vendit, gjatë të cilit u vra një polic.

I pyetur nga Bi-Bi-Si nëse Serbia qëndron pas sulmit, Hovenier tha se sasia dhe cilësia e armëve të gjetura në Banjskë të Zveçanit tregojnë se "sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë", informuan mediat e Kosovës.

"Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm", tha Hovenier.

Të premten, Radoiçiçi mori përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, dhe dha dorëheqje nga posti i tij në parti.

"Pra, ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi", shtoi Hovenier. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR