• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hovenier për ditën e zisë në Kosovë: Të ndërtojmë një shoqëri në të cilën të gjithë do të jetojnë pa frikë

Hovenier për ditën e zisë në Kosovë: Të ndërtojmë një shoqëri në të cilën të gjithë do të jetojnë pa frikë

 Prishtinë, 17 prill 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhef Hovenier, me rastin e ditës së sotme të zisë në Kosovë pas dy vrasjeve të grave ditëve të fundit, ka shprehur nder për viktimat e femicideve dhe dhuna gjinore në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Përmes faqes së tij zyrtare në platformën "X", Hovenieri theksoi se rastet e fundit të vrasjeve, si dhe rastet e dhunës në familje, e theksojnë nevojën urgjente për më shumë punë që të parandalohet dhuna ndaj grave dhe vajzave.

"Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar", ka shkruar Hovenieri. 

Edhe ambasadorë të tjerë në Kosovë reaguan pas vrasjeve të fundit të grave në vend dhe i kanë ulur flamujt në gjysmështizë në ditën Kombëtare të zisë për të nderuar dhe kujtuar viktimat. 

 Një grua është vrarë dje në qytetin e Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen  është bashkëshorti i saj, i cili, siç bëhet e ditur,, e ka qëlluar me pistoletë

 Të premten (12 prill) një grua 21 vjeçe është vrarë në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale nga ana e ish-bashkëshortit. Në këtë rast është plagosur edhe vëllai 15 vjeçar i viktimës. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR