• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hovenier: Nga Kosova presim përpjekje të ripërtërira për vazhdimin e rrugës drejt BE-së

Hovenier: Nga Kosova presim përpjekje të ripërtërira për  vazhdimin e rrugës  drejt BE-së

Prishtinë, 4 mars 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier porositi se  Kosova duhet të tregojë vullnet të vazhdueshëm dhe kreativitet në dialogun me Serbinë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në fjalimin e tij në Konferencën e sotme në kryeqytetin e Kosovës të titulluar "Ndërtimi i urave në Ballkanin Perëndimor: Diplomaci Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrim Euroatlantik,  Hovenier tha se rruga e vetme e Kosovës drejt integrimit është përmes dialogut me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, sepse, siç theksoi, bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta shohë vendin si përparon në rrugën evropiane.

"Bashkësia ndërkombëtare do që qartazi Kosova të avancojë në rrugën evropiane. Pra,  keni krijuar kushtet për të arritur këtë dhe mënyra e vetme është përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Shpresojmë të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur para", tha Hanoveri. 

Në fjalimim në panelin e titulluar "Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik",  diplomati amerikan e përsëriri edhe   kërkesën e Uashingtonit drejtuar Prishtinës që të respektohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut me Serbinë me ndërmjetësim të BE-së.   

"Jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe lehtësuesve. Disa thonë se Serbia do të shfrytëzojë rastin që të zvarrisë progresin e Kosovës, nuk do ta sfidojë këtë si mundësi. Ajo që mund të them është strategjia më e mirë ne rrethana të tilla për Kosovën është të bëj gjithcka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm kreativitet, energji, përkushtim dhe implemetin të obligimeve të cila i ka marrë që i ndihmon procesit për të shkuar para", tha Hanoveri, duke shfaqur shpresë se "Qeveria e Kosovës t’i dëgjojë këshillat e dhëna" nga aleatët  ndërkombëtarë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR